Urimi i Pacollit për Pashkët

Pacolli: Të lutemi për paqe, siguri dhe begati

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli,  ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve, duke thënë se festat si kjo e kthejnë ndjenjën e solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetjen dhe përkujdesjen tonë.

“Kombi ynë, njihet për harmoninë tradicionale midis besimeve të ndryshme, ndërsa kontributi për mirëkuptim dhe tolerancë, ka një peshë të veçantë në mesin e qytetarëve tanë. Andaj, në frymën e respektit dhe të tolerancës, ne duhet të punojmë së bashku për mirëqenien e qytetarëve pa dallim dhe të lutemi për paqe, siguri dhe begati për gjithë..” ka shkruar ndër të tjerash Pacolli në Facebook.
Ndryshe, sonte besimtarët e besimit krishterë fillojnë shënimin e Festës së Pashkëve. Ceremonia kryesore në Kosovë, do të mbahet në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë e cila fillon në ora 21:00./21Media

Back to top button