Ursula von der Leyen: Dua që ju të jeni me ne në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ëndërron që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së.
“Unë ndajë ëndrrat me rajonin, dhe dua që ju të jeni me ne. Arsye pse kam ardhur këtu, është se dua të mësoj rajonin që të kem më shumë informacione për samitin e javës së ardhshme”, tha presidentja e KE-së teksa foli në një konferencë të përbashkët me Kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurtin në Prishtinë.

Ursula von der Leyen është në një vizitë në Ballkanin Perëndimor. Ajo të martën ka qëndruar për vizitë në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore./21Media

Back to top button