Disa njerëz e gjejnë veten të uritur vetëm pak kohë pasi kanë ngrënë, pavarësisht nëse ishte një meze e lehtë apo një vakt i plotë. E vërteta është se problemi mund të mos jetë sasia, por cilësia e ushqimit që keni ngrënë. Shumë ushqime, madje edhe ato të shëndetshmet, nuk kanë proteina ose fibra të caktuara, kështu që ju bëjnë të ndiheni të uritur. Nga ana tjetër, një zëvendësim i thjeshtë, apo edhe përgatitja e ushqimeve tuaja të preferuara në një mënyrë tjetër, mund të ketë efektin e kundërt: duke ju bërë të ndiheni të ngopur.

1. Patate të skuqura

Patatet e skuqura janë të mbushura me yndyrë dhe kripë që dëmtojnë hormonet në stomakun tonë, që kanë të bëjnë me ato që na ndihmojnë të ndihemi të ngopur. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të shijoni patate: thjesht ziejini ato. Në këtë mënyrë, ju shijoni më shumë vitamina dhe niseshte rezistente, e cila funksionon si fibër, kënaq urinë dhe ju bën të hani më pak kalori.

2. Lëng frutash

Ju mund të mendoni se gota juaj me lëng portokalli po ju bën pak më të shëndetshëm çdo ditë, por në të vërtetë mu nd t’ju bëjë të uritur. Kjo për shkak se i mungon një pjesë e rëndësishme e frutave: fibra. Për më tepër, kjo pije mund të nxisë sheqerin në gjak dhe t’ju bëjnë të ndiheni të uritur. Alternativa më e shëndetshme është uji me copa frutash në të.

3. Kos me pak yndyrë

Kosi njihet për vlerat në lidhje me shëndetin, veçanërisht variantet me pak yndyrë, por ato akoma mund t’ju ​​shkaktojnë ndjesinë e urisë. Shmangni ato që janë të pasura me karbohidrate. Kosi i thjeshtë ka proteina të mjaftueshme për t’ju ngopur.

4. Granola (lloj drithërash për mëngjes që zakonisht përbëhen nga tërshëra të petëzuara, sheqer kaf ose mjaltë, fruta të thata dhe arra.)

Granola mund të kenë pak kalori, por janë të mbushura me sheqer dhe vaj. Për një meze të lehtë, provoni disa kokoshka që t’ju ngopin. Vëllimi i kokoshkës, mund të ndihmojë në mbushjen e stomakut pa marrë shumë kalori. Vetëm sigurohuni që të mos shtoni shumë yndyrna, si aromatizuesi i gjalpit.

5. Djathë

Një formë e djathit që bllokon urinë është gjiza, e cila është e pasur në proteina që ju bëjnë të ndiheni të ngopur, ndërkohë që ka pak  kalori. Në të vërtetë ka një efekt të ngjashëm me ngrënien e vezëve.

6. Omeletë me të bardhë vezësh

Duke folur për vezë, bëni kujdes kur i gatuani. E verdha e vezës nuk duhet hequr, sepse ka yndyrna që mund t’ju ​​ndihmojnë të qëndroni më gjatë pa ngrënë dhe ju ndihmon të përthithni lëndët ushqyese nga vezët.

7. Salca e sallatës

Edhe salcat e sallatës pa yndyrë mund të përmbajnë kripë dhe sheqer për të ruajtur aromën e tyre.  Bëjeni zakon ta hani sallatën të thatë dhe shtoni disa proteina si peshk ose mish pa dhjam mbi të.

8. Çamçakëz

Njerëzit pëlqejnë të përtypin çamçakëz për të mashtruar mendjet e tyre duke menduar se janë duke ngrënë. Por ky mashtrim klasik në të vërtetë prodhon efektin e kundërt: ndërsa lëngjet e stomakut përgatiten, trupi mund t’ju ​​bëjë të ndiheni të uritur. Është më mirë të hani diçka të thjeshtë për t’ju mbushur.

Nëse dëshironi një meze të lehtë, provoni arra ose bajame.

9. Mollë

Kurrë nuk duhet të hani mollë pa e shoqëruar me diçka. Kjo mund të shkaktojë një nuancë glukozë që tretet shpejt. Shtoni një proteinë tjetër, si arrat, dhe nuk do të keni më uri.