Ushqimet që shkaktojnë alergji te fëmijët dhe të rriturit

Alergjia ushqimore është nje reaksion imunitar i trupit, i cili nxitet nga perberes të caktuar të ushqimeve.
Për portalin rtv21.tv alergo-imunologia Dr. Luljeta Ahmetaj ka treguar se ky reaksion alergjik ndodh brenda disa minutave pas ngrënies së ushqimit dhe simptomat mund të jenë të rënda.
“Alergjitë ushqimore zhvillohen kur trupi juaj zhvillon një antitrup specifik ndaj një ushqimi specifik. Një reaksion alergjik ndodh brenda disa minutave pas ngrënies së ushqimit dhe simptomat mund të jenë të rënda”, ka thënë Ahmetaj.
Simptomat e këtij lloj të alergjisës sipas, Ahmetajt përfshijnë, skuqje në pjesë të ndryshme të turpit, të vjella, diarre, vështirësi në frymëmarrje dhe ënjtje rreth gojës.
Fëmijët janë më tepër alergjik ndaj qumshtit, vezeve, kikirëve, arrave dhe grurit, kurse te të rriturit alergjitë ushqimore më të zakonshme janë butakët, kikirikët dhe arrat e pemëve..
Ahmetaj për rtv21.tv ka thënë se është jashtëzakonisht e rëndësishme të shmangni ushqimet që shkaktojnë simptoma alergjie.
“Nëse ju (ose fëmija juaj) keni një alergji ushqimore, mjeku juaj mund t’ju përshkruajë epinefrinë (adrenalinë) injektuese që ta mbani gjatë gjithë kohës. Kjo është e nevojshme në rast se hani aksidentalisht ushqime që shkaktojnë alergji”, ka thënë Ahmetaj.
Sipas saj, ka terapi të reja për alergjitë e kikirikut të quajtur imunoterapi orale./21Media

Back to top button