Të shtëna në Kaliforni, tre të vdekur

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe të paktën katër u plagosën nga të shtënat që ndodhën në orët e para të mëngjesit në Los Angeles, njoftoi të shtunën shërbimi zjarrfikës i qytetit.
Sipas raportimeve, është vrasja e katërt masive në Kaliforni këtë muaj.
Zjarrfikësit e Los Angelesit iu përgjigjën një thirrjeje të orës 2:35 të mëngjesit për ndihmë në një rrugë banimi në veriperëndim të qendrës së qytetit./21Media

Back to top button