Ushtari i parë rus para gjyqit për krime lufte

Një ushtar 21-vjeçar do të bëhet i pari rus që do të gjykohet për krime lufte në një gjyq në Kiev të premten.
Vadim Shishimarin do të dalë përpara gjyqit të parë për krimet e luftës që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Ai akuzohet për vrasjen e një 62-vjeçari në rajonin Sumy të Ukrainës, sipas zyrës së prokurorit të përgjithshëm të vendit.
Hetimi pretendon se Shishimarin qëlloi për vdekje një civil të paarmatosur i cili po ngiste një biçikletë përgjatë rrugës në fshatin Chupakhivka më 28 shkurt. Sipas prokurorit, trupat ruse hynë në fshat me një makinë të vjedhur me rrota të shpuara, pasi kolona e tyre erdhi nën sulmin e forcave ukrainase, transmeton rtv21.tv.
Shishimarin dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov disa herë nga një dritare e hapur në kokën e civilit.
“Shishimarin aktualisht është në paraburgim. Prokurorët dhe hetuesit e SBU kanë mbledhur prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij në shkeljen e ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kombinuara me vrasje me paramendim”, tha prokurorja e përgjithshme ukrainase Iryna Venediktova në një deklaratë në Facebook./21Media

Back to top button