Ushtari rus dënohet me burgim të përjetshëm për krime lufte

Një ushtar rus është shpallur fajtor në gjyqin e parë për krime lufte të mbajtur në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Vadim Shishimarin, 21 vjeç, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një civili të paarmatosur disa ditë pasi filloi pushtimi rus, shkruan BBC.

Vadim Shishimarin është dënuar për vrasjen e Oleksandr Shelipov-it, 62 vjeç, në fshatin verilindor të Chupakhivka, më 28 shkurt.

Ai ka pranuar se ka qëlluar për vdekje në Shelipov, por ka thënë se ka vepruar me urdhër.

Moska ka mohuar se trupat e saj kanë vënë në shënjestër civilët gjatë luftës, ndërsa Ukraina ka bërë të ditur se mund të kenë ndodhur më shumë se 11,000 krime./21Media

Back to top button