Kaloni te përmbajtja kryesore

Prokuroria e Policia në aksion, sekuestrohen 70 kg drogë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve ka kryer një aksion ku janë bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth 70 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj. Lidhur me këtë janë arrestuar 10 persona të dyshuar.
Sipas një komunikate për media të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button