Reagon Borrell: Dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka dënuar sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Borrell thotë se sulmi rus ndaj Ukrainës është i pajustifikuar.
Në reagim të tij ai është shprehur se mendimet e tij janë me gratë, burrat e fëmijët e pafajshëm të Ukrainës të cilët po përballen me këtë sulm.
“Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Në këto orë të errëta, mendimet tona janë me Ukrainën dhe gratë, burrat dhe fëmijët e pafajshëm ndërsa përballen me këtë sulm të paprovokuar dhe frikë për jetën e tyre. Ne do të mbajmë përgjegjës Kremlinin”, ka shkruar Borrell.


Tashmë Rusia ka sulmuar Ukrainën, gjë që ishte paralajmëruar prej kohësh.
Në orët e para të mëngjesit, trupat ruse u futën në Ukrainë, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan në qytete të ndryshme të vendit, përfshi edhe Kevin./21Media

Back to top button