Ushtria gjermane nderon kancelaren në largim, Angela Merkel

Në një ceremoni të mbajtur nën dritën e pishtarit, Bundeswehr-i – forcat e armatosura federale të Gjermanisë, i dhanë lamtumirën kancelares Angela Merkel.
Në një fjalim të sinqertë dhe të shkurtër të enjten mbrëma, Merkel falënderoi gjermanët dhe u bëri thirrje atyre që t’i qasen jetës me lehtësi zemre dhe të jenë optimistë për të ardhmen e vendit të tyre.
“16 vjet si kancelare e Gjermanisë ishin plot ngjarje, shpesh shumë sfiduese, politikisht dhe si qenie njerëzore. Krizat e shumta kanë treguar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në trajtimin e sfidave me të cilat përballet bota” tha Merkel.
Kancelarja shtoi se dy vitet e fundit të pandemisë në veçanti kishin treguar, “a rëndësi ka në të vërtetë besimi te liderët politikë, shkencën dhe diskursin publik, raporton dë, transmeton rtv21.tv
“Do të doja t’ju inkurajoja në të ardhmen që ta shikoni botën edhe nga këndvështrimi i njerëzve të tjerë”, shtoi Merkel.
Merkel ishte kancelarja e parë e Gjermanisë Lindore dhe është gjithashtu kancelarja e parë e Gjermanisë së pasluftës që u largua në Berlin.
Ajo zgjodhi kompleksin Bendler Block të Ministrisë së Mbrojtjes për ceremoninë. Është një vend i shtresuar me histori.
E ndërtuar si një zyrë për Marinën Perandorake Gjermane në 1914, ajo u zgjerua nga nazistët dhe u bë selia e një grupi oficerësh gjermanë që u përpoqën të largonin Adolf Hitlerin nga pushteti më 20 korrik 1944.
Udhëheqësit e komplotit u ekzekutuan në oborri, ku sot qëndron një memorial për rezistencën gjermane. Që nga viti 1993, kompleksi ka shërbyer si seli dytësore e Ministrisë Federale Gjermane të Mbrojtjes./21Media

Back to top button