Ushtria ruse tha se mori kontrollin e fabrikës së çelikut, Azovstal

Ushtria ruse tha se fabrika e çelikut, Azovstal në Mariupol është “çliruar plotësisht”, me dorëzimin e mbrojtësve të fundit ukrainas.
Grupi i fundit i mbrojtësve të regjimentit Azov , një grup i përbërë nga 531 persona, janë dorëzuar, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, raporton agjencia e lajmeve RIA.
“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”, tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.
Ministria tha se që nga 16 maji, 2,439 “neo-nazistë nga Azov dhe trupat ukrainase” të bllokuar në fabrikën e çelikut “ulën armët dhe u dorëzuan”.
“Grupi i fundit prej 531 militantësh u dorëzua sot”.
BBC raporton se nuk ishte nuk ka qenë në gjendje të verifikojë këto pretendime./21Media

Back to top button