Ushtria ruse vazhdon avancimin në Kiev

Trupat ruse vazhdojnë avancimin e tyre drejt kryeqytetit ukrainas të Kievit.
“Përpjekjet kryesore të pushtuesve janë përqendruar në rrethimin e Kievit”, thuhet në raportin e mëngjesit të forcave të armatosura ukrainase.
Në të njëjtën kohë, trupat ruse thuhet se janë tërhequr nga fusha ajrore e rëndësishme strategjike Hostomel në veri-perëndim të Kievit.
Ushtria ukrainase nuk jep informacion për luftimet rreth qytetit me mbi një milion banorë.
Alarmet e sulmeve ajrore janë ngritur në Kiev disa herë që nga mesnata.
Banorët urdhërohen të kërkonin strehim në bunkere e bodrume të thella./21Media

Back to top button