Ushtria u bë, urime Kosovë

Kuvendi ka miratuar shndërrimin e FSK-së në Ushtri

Kosova tashmë ka ushtrinë e saj. Kuvendi i Kosovës ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës.

Janë miratuar tri ligjet për FSK-në: Ligji për Ministrinë e Mbrojtes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shndërrimin e FKS-së në Ushtri, shkruan rtv21.tv.

Krytetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se me formimin e Ushtrisë po fillon një epokë e re për Kosovën, ai ka uruar fillimisht kadetët të cilët ishin të pranishëm në sallë.

“Kuvendi e miratoi  ligjin 06 L124 për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.  Në këtë vit votim sot fillon një epokë e re për shtetin tonë, nga ky moment zyrtarisht  e kemi Ushtrinë e Kosovës. Në sallë kemi kadetët e Kosovës e Forcës së Sigurisë së Kosovës që edhe nga ky qast, janë edhe ushtarët e Kosovës të cilëve u urojmë  Ushtrinë e Kosovës. Urime ushtarë, prej sot gaditur”, është shprehur Veseli.

Në seancën e Kuvendit prezent ishin edhe Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe pjestarë të FSK-së.

Me Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes bëhet riorganizimi dhe kalimi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të Republikës së Qeverisë së Kosovës me qellim të mbikëqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe udhëhiqet nga Ministri i Mbrojtës.

Kurse ligji për FSK-në përcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-së si forcë multietnike, profesionale në mbrojtje të integritetit territorial të interesave të qytetarëve të Kosovës.

Kurse me ligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri  përcaktohen dhe rregullohen kushtet e përgjithshme të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ky ligj zbatohet për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përfshirë pjesëtarët aktivë, rezervë, kadetët, rekrutët dhe personelin civil të saj.

Dita e sotme nga liderët e vendit dhe bashkësia ndërkombëtare veçanërisht Amerika është cilësuar si ditë historike për Kosovën. Në ditën kur po pritej votimi i ushtrisë së Kosovës, sheshi i Prishtinës është mbushur me flamuj të shteteve mike. Me flamuj amerikanë është mbushur edhe Mitrovica.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është themeluar në vitin 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit. FSK është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, ndërsa paraprakisht me përfundimin e luftës ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Transformimi i FSK-së në ushtri vjen 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Një hap i tillë nuk arriti të realizohet deri më tani për shkak të pamundësisë së ndryshimeve kushtetuese, të cilat mund të bëhen vetëm me votën e deputetëve të komuniteteve pakicë në Kuvend, përkatësisht votat e deputetëve serbë. Kështu, institucionet e Kosovës zgjodhën që shtimin e kapaciteteve ushtarake për FSK-në ta bëjnë përmes ligjeve, pa prekur edhe emrin e FSK-së./21Media

Back to top button