“Ushtria ukrainase forcon sigurinë në kufirin me Transnistrinë”

Ushtria ukrainase po forcon sigurinë në kufirin e saj me Transnistrinë, një rajon i mbështetur nga Rusia në Moldavi, tha të enjten një zëdhënës i ushtrisë ukrainase.
“Forcat e mbrojtjes vazhdojnë të kryejnë detyrat e përcaktuara luftarake për të mbrojtur Odesën dhe rajonin e Odesës. Gjithashtu, në veçanti, ne kemi forcuar mbrojtjen e kufirit shtetëror me të ashtuquajturën Transnistria, ku vazhdojnë provokimet ruse për të krijojnë gjeneratorë të caktuar tensioni për Odesën dhe rajonin e Odesës”, informoi të enjten në Telegram Serhii Bratchuk, zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës.
Në fillim të kësaj jave një seri shpërthimesh të pashpjegueshme ndodhën në pjesë të Transnistria, të cilat Ukraina i përshkroi si një provokim të planifikuar nga shërbimet ruse të sigurisë. Të enjten, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova hodhi poshtë pretendimet “të bujshme” se Rusia po përgatit një ofensivë duke përdorur trupat e saj të stacionuara në rajon, si dhe rekrutët nga Transnistria, shkruan CNN./21Media

Back to top button