Ushtroi dhunë fizike dhe psiqike ndaj prindërve, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin se u ka shkaktuar dhunë psiqike e fizike prindërve të tij ditën e sotme në Gjakovë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore, pasi që i njëjti dyshohet se sot rreth orës 11:00, u kishte shkatuar dhunë fizike dhe psiqike prindërve të tij. Viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje si dhe është iniciuar rast “dhunë në familje”, tha Elezaj. /21Media

Back to top button