Kaloni te përmbajtja kryesore

Osmani falënderon Erdoganin për pritjen: Kosova po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare

Presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar homologun e saj turk, Erdogan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e shtetit tonë përgjatë Forumit Diplomatik të Antalyas.

Ajo thotë se Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë.

“Një falenderim i veҫantë për Presidentin Erdogan, Zonjën e Parë Emine Erdogan dhe të gjitha institucionet turke për mikpritjen dhe mbështetjen e shtetit tonë përgjatë Forumit Diplomatik të Antalyas, e cila është një platformë e rëndësishme për t`i thelluar raportet tona me aleatët tanë dhe për të krijuar partneritete të reja. Njohja nga Sudani dhe diskutimet konkrete me përfaqësues të vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe takime me shumë partnerë të tjerë, dëshmojnë përkushtimin tonë për ndërtimin e miqësive të reja dhe forcimin e aleancave ekzistuese. Kosova çdo ditë e më shumë po e fuqizon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare falë punës së pandalshme dhe mbështetjes së miqve që gjithnjë na qëndruan pranë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

 

 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button