Ushtroi dhunë ndaj gruas e fëmijëve, u arrestua vushtrriasi
Mbrëmë në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri është arrestuar një burrë kosovar për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të saj.
“Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë. Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe tek njëjta nuk janë vërejt lëndime të dukshme.”, ka informuar policia.
Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./21Media