Uta-KOK-ut: A duhet me na konsideru sportista?

Alpinistja Uta Ibrahimi së fundmi ka kritikuar Komitetin Olimpik të Kosovës, ku përmes një reagimi në Facebook ka shprehur pakënaqësinë e saj, pasi sipas Utës KOK-u nuk po i vlerëson aplinistët.
“Mirënjohjet janë njifar motivimi, shtyse, për sportista. Na japin zemër me vazhdu ma shumë, edhe vitin tjetër, e tjetrin e kështu me radhë! Në Kosovë, Komiteti Olimpik i Kosovës Kosovo Olympic Committeenuk e kanë fare në listat e tyne alpinizmin / bjeshkatarinë .. personalisht, përveq shares në FB, skam pas as takime e as ftesa në asnjërën prej organizimeve të tyre.  A duhet me na konsideru si sportista?! A duhet me na shpërbly? A duhet edhe Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës – FBAK me ba organizime të tilla? A duhet Federata me u aktivizu edhe me shty alpinizmin në listën e sportiseve në Komitet sikurse sportet e tjera?! “, ka shkruar Uta./21Media

Back to top button