Vajza e Eminemit kalon në gjininë asnjënëse, u kërkon ndjekësve t’i thonë “Stevie”

E njohur si Whitney, 19 vjeçarja, vajza e adoptuar e reperit Eminem, përmes një videomesazhi ka bërë të ditur se ka kaluar në gjininë asnjënëse dhe ndjekësve të saj u ka thënë, ta thërrasin “Stevie”.
Njoftimi i 19 vjeçares u bë në TikTok.
Eminem ligjërisht adoptoi Stevie, e njohur më parë si Whitney, në vitin 2005.
Në videon e postuar në TikTok, Stevie shfaq rrugëtimin e saj përmes disa fotografive, deri të çasti kur ajo u deklarua si jo – binare, term ky që i referohet personave që kalojnë në gjininë asnjënëse.
“Më shikoni se si do të bëhem më rehat me veten time, gjithmonë duke u rritur dhe duke ndryshuar”, ka shkruar Stevie.
Tutje, bëhet e ditur se ajo ka përkrahjen e familjes së saj./21Media

Back to top button