Vajza e ‘fshehtë’ e Putin flet për pandeminë: COVID-19 është komplot

 

 

Studentja ruse, Luiza Rozova, e cila pretendon se është vajza e presidentit Vladimir Putin, ka dhënë një këndvështrim tjetër për COVID-19.

Sipas mediave ndërkombëtare, Rozova beson se COVID-19 është një komplot për të shpopulluar botën.

Ajo është bazuar tek teoria e konspiracionit “miliarda e artë” në lidhje me COVID-19, që u shfaq në Rusi vitin e kaluar.

Sipas kësaj teorie pandemia është një komplot nga elitat e botës për të bërë një “shpopullim strategjik”, me një virus të prodhuar artificialisht.

Rozova refuzoi të konfirmojë ose mohojë se ajo është fëmija i liderit të Kremlinit nga një marrëdhënie jashtëmartesore me një pastruese.

Ndërkohë që u pyet nëse këto fjalë e kishin trazuar jetën e saj, 17-vjeçarja tha të kundërtën: “Asgjë. Jeta ime ishte aq e ndenjur dhe e mërzitshme. Unë jam mirënjohëse për mundësinë për të qenë në qendër të vëmendjes dhe njerëzit morën vesh për llogarinë time (në Instagram). Ndihem shumë mirë, mos u shqetësoni për mua. Jeta vazhdon normalisht dhe gjithçka është në rregull”./21Media 

 

Back to top button