Kërkohet paraburgim për pesë personat që dyshohen për rrëmbim

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit V.K., M.I., B.N., V.K. dhe F.S., nga data 16 – 17 Shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajtë nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

Po ashtu, bëhet e ditur se gjatë kohës sa të dëmtuarit kanë qenë të mbyllur, të dyshuarit ndaj tyre kanë ushtruar edhe dhunë fizike, duke i goditur me shuplaka dhe revole.

Ndërsa dje kjo prokurori ka njoftuar se në mesin e pesë të dyshuarve janë edhe dy zyrtarë policorë./21Media

Back to top button