Paralajmërimet për bllokim të rrugëve, Qendra për Menaxhim Kufitar del me një njoftim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka paralajmëruar se të gjithë qytetarët që planifikojnë të udhëtojnë sot përmes pikëkalimit Kufitar në Merdarë nga ora 12:00 deri në 15:00 rrugët do të jenë të bllokuara. Kjo për shkak se serbët e zhvendosur nga Kosova sot kanë paralajmëruar se do të bllokojnë qarkullimin në Rudar për tre orë.

“Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim”, thuhet në postimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në “Facebook”./21Media

Back to top button