Vajza ndërroi emrin pasi u ngacmua në shkollë

Një nënë e quajti vajzën Ikea pasi pa një reklamë televizive për gjigantin suedez të mobiljeve, vajza tani duhej të ndryshonte ligjërisht emrin e saj në Jasmine pas shumë vjetësh ngacmimesh.
Dagless, 19 vjeçe u ngacmua pa pushim në shkollë dhe madje u quajt mizorisht ‘pako e sheshtë’.
Ajo e ndryshoi emrin e saj në Jasmine, emrin e saj të mesëm, në vitin 2014 – por tha se familja e saj ende lejohet ta thërrasë ‘Ikea’, ose shkurt ‘Kea’. Ajo shtoi se apartamentin e saj e ka mobiluar me komplet Ikea, transmeton rtv21.tv.
“Në shkollën fillore më thërrisnin shumë “pako e sheshtë”. Ngacmimi me të vërtetë më tronditi sepse fëmijët e vegjël nuk dinë për Ikea-n”, tha ajo.
Asistentja e administratës së NHS tha se nëna e saj ra dakord për ndryshimin e emrit, pavarësisht se familja gëzonte përfitime nga Ikea pas lindjes së saj.
“Kur isha më e re mamaja ime mori një letër nga Ikea që thoshte se ne mund të merrnim mobilje dhe lodra pa pagesë. Mora disa lodra dhe mamaja ime mori një divan”, shtoi ajo./21Media

Back to top button