Vajza nga Vitia raporton babain në Polici

Një vjazë nga Vitia ka raportuar babain e saj në Polici.
Ajo ka deklaruar mbrëmë rreth orës 17:45 se është sulmuar fizikisht nga prindi i saj.
Në anën tjetër Policia e Kosovës rastin e ka cilësuar si “dhunë në familje” dhe ka njoftuar se me vendim te prokurorit rasti shkon në procedure të rregullt.
Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në vendin tonë. Të dhënat e Policisë së Kosovës, që i përkasin periudhës janar-nëntor 2021, flasin për një rritje me 13.10% të rasteve të dhunës në familje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Gjatë kësaj kohe janë shënuar edhe 6 raste vrasjesh mes anëtarëve të së njëjtës familje. Psikologët mendojnë se pandemia mund të ketë ndikuar në rritjen e rasteve të dhunës, por pa harruar edhe faktorët e tjerë socio-ekonomikë. Kërkesat për strehim janë rritur me 35% edhe në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë./21Media

Back to top button