Vajza që u bë virale nuk është bija e ndonjë prokurori në Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka identifikuar vajzën e cila shihej në një video, nga makina duke e kanosur një kalimtare në rrugë e duke deklaruar se është vajza e prokurorit.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj ka thënë për rtv21.tv se babai i vajzës me inicialet L.A nuk e ushtron detyrën e prokurorit në asnjë nga prokuroritë në nivel vendi.
“Ju njoftojmë se pas veprimeve të ndërmarra nga ana e Prokurorit të Shtetit dhe Policisë së Kosovës, është verifikuar identiteti i vajzës në video, V.A., ndërsa, babai i saj L.A., i cili nuk ushtron detyrën e Prokurorit të shtetit në asnjërën Prokurori në nivel të Kosovës”, ka thënë Ulaj, duke shtuar se rasti do të vazhdojë të trajtohet tutje nga organet kompetente./21Media

Back to top button