Vaksinimi kundër COVID-19 i domosdoshëm për pjesëmarrje në Sundance 2022

 
Të interesuarve që do të marrin pjesë në festivalin e vitit të ardhshëm dedikuar filmit, Sundance, do tu duhet diçka më tepër se vetëm dëshmia që janë negativ në testin e COVID-19. Ata duhet të jenë të vaksinuar kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Këtë e ka bërë të ditur përgjegjësja e këtij festivali, Tabitha Jackson.
Kjo do të thotë se secili person, filluar nga vullnetarët që do ta ndjekin këtë festival, prodhuesit e filmave e deri tek ata që kujdesen rreth hyrjes, duhet të jenë patjetër të vaksinuar kundër COVID-19.
Të dhëna të tjera rreth festivalit nuk janë bërë të ditura. Jackson ka thënë se për masat tjera gjatë ngjarjes do të njoftojnë në vazhdim, si psh për kapacitetin e kinemave e po ashtu informatat se a do të jetë e detyrueshme mbajtja e maskave.
Sipas saj, ashtu si të gjitha organizatat që kanë vepruar gjatë pandemisë, edhe Sundance do të vazhdojë të monitorojë dhe respektojë protokollin për shëndetin.
Nga kjo kuptohet se pas organizimit të festivalit Sundance në mënyrë virtuale në fillim të këtij viti, organizatorët kanë planifikuar që këtë ngjarje ta organizojnë me pjesëmarrje fizike, me shfaqje filmash në Park City e Salt Lake City, Utah, e po ashtu shfaqje në kinema nëpër SHBA.
Festivali i filmit Sundance do të mbahet nga data 20 deri më 30 janar 2022./21Media
https://www.youtube.com/watch?v=Rn9jszjlnM8

Back to top button