Vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë
140 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal do të arrijnë në fund të muajit të tetor, kështu ka njoftuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti.
Prioritet për vaksinimin kundër gripit soznal janë shtatzënat, të moshuarit, personat me sëmundje kronike.
“Në fund të muajit tetor pritet të arrijnë 140 000 vaksina të gripit sezonal për vaksinimin e të moshuarëve, personave me sëmundjet kronike dhe shtatzënat”, ka thënë Hoti.
Këto vaksina do të shpërndahen në qendrat e vaksinimit./21Media