Kaloni te përmbajtja kryesore

Vaksinohen edhe 12 mijë e 144 persona në Kosovë

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 12 mijë e 144 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.432.135 doza të vaksinës”, ka njoftuar MSH.
Deri më sot 608 mijë e 939 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të shtunën nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 2 mijë e 870 mostrave./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button