U nisën drejt Gjermanisë me teste PCR fals, autobusi kapet në Kumanovë!

 
Sot, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë kanë kontrolluar një autobus të agjencisë turistike që ka udhëtuar në drejtimin nga Maqedonia e Veriut drejt Gjermanisë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga gjithsej 50 udhëtarë që kanë qenë në autobus, 19 prej tyre janë kapur me teste PCR të falsifikuara, transmeton TV21.
Pas kontrolleve të kryera është konstatuar se bëhet fjalë për teste të falsifikuara, të cilat janë blerë nga një person në Strumicë me çmim prej 1.000 denarë për test.
Pas ndriçimit të plotë të rastit do të shqiptohen kallëzime penale përkatëse./21Media

Back to top button