Vala e të nxehtit godet Britaninë e Madhe

Met Office ka lëshuar një paralajmërim për motin ekstrem për të dielën, pasi sot janë regjistruar temperatura të larta që pritet të rriten deri në 34 gradë Celsius.
Paralajmërimi që mbulon pjesën më të madhe të Anglisë, do të zgjasë deri në fillim të javës së ardhshme.
Një maksimum prej 31.2 gradë Celsius është regjistruar në Heathroë.
Alarmet shëndetësosre të nivelit të tretë janë vendosur në gjithë Midlandsin.
Nga Met u bë e ditur se edhe Cambridgeshire mund të shoh rritje temperaturash prej 34 gradë Celsius.
Qytetarëve u është bërë thirrje që të qëndrojnë brenda në mënyrë që t’i shmangen të nxehtit./21Media

Back to top button