Valdet Sadiku do ta zëvendësojë Vlora Çitakun në SHBA

 

Drejtimin e ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta marrë Valdet Sadiku. Këtë e ka bërë të ditur sot përmes një postimi në facebook ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

“Për të gjithë miqtë dhe kolegët e mi në DC, takoni ambasadorin Valdet Sadiku i cili do të marrë drejtimin e Ambasadës së Kosovës në ShBA. Unë kam pasur kënaqësinë të punoj me Valdet në kapacitete të ndryshme dhe një vend në rreshtin e parë për përkushtimin dhe profesionalizmin e tij”, ka shkruar Çitaku në facebook.

Ndryshe, ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka përfunduar mandatin e saj dhe tani është në Prishtinë.

To all my friends&colleagues in DC:

Meet Ambassador Valdet Sadiku who will take charge of @KosovoinUS

I’ve had the…

Posted by Vlora Citaku on Saturday, March 6, 2021

Back to top button