Valencia dhe Sevilla ndahen në paqe

 
Sevilla nuk ka arritur të rrëmbejë më shumë se një pikë nga ballafaqimi me Valencian në kuadër të xhiros së 21-të të kampionatit spanjoll, La Liga.
Rezultati final i ndeshjes ishte 1-1. Autogoli i Diakhabut në minutën e shtatë të ndeshjes i dha epërsinë Sevilla, por vetëm një minutë para se të mbyllej pjesa e parë, Valencia barazoi shifrat me golin e Guedes.
Ky doli edhe të ishte rezultati final i takimit pasi në pjesën e dytë nuk u shënua asnjë gol.
Valencia renditet në vendin e nëntë me 29 pikë, kurse Sevilla e dyta me 45 pikë.

Back to top button