Valentino me koleksion të ri

Disenjatori Pierpaolo Piccioli zgjodhi Romën për të prezantuar koleksionin e ri të veshjeve Haute Couture, për vjeshtë-dimër 2022-23.
Ky disenjator, këtë vend zgjodhi në vend të pistës së modës në Paris, ku Valentino Garavani lansoi këtë brend në vitin 1960.
Prezantimi i koleksionit u bë në Shkallët ikonike Spanjolle në sheshin Spagna.
Koleksioni është vërtetë mahnitës.
Të pranishëm në këtë prezantim mode ishin një radhë personalitetesh botërore, në mesin e tyre: Anne Hathaway, Naomi Kembell, Ariana DeBose e të tjera.
Disenjatori Piccioli, në postin si përgjegjës për kreativitet i Valentinos u emërua në vitin 2008, dhe prej këtij shquhet për punën e tij./21Media

Back to top button