Valmira Rashiti: Reagimet e Qeverisë, Presidencës e të aktivistëve të shoqërisë civile për rastin e mbrëmshëm kanë qenë skandaloze

Valmira Rashiti nga Rrjeti i Grave të Kosovës ishte sot e ftuar në “21 Drejtëpërdrejt” të RTV21 ku foli për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së.
Rashiti përmendi edhe reagimet që janë bërë mbrëmë nga institucionet e Kosovës si dhe aktivistët e shoqërisë civile.
Sipas saj reagimet ishin skandaloze.
“Reagimet e Qeverisë së Kosovës dhe Presidencës së Kosovës edhe të aktivistëve të shoqërisë civile për rastin e mbrëmshëm kanë qenë skandaloze për arsye se jeta e grave është përdorur në kontekst nacional në kontekst nacionalisitk janë përdorur duke iu referuar një konteksti i cili në këtë moment është jo relevant për gratë në këtë moment po vërehet se armiku më i madh i grave janë burrat edhe ne po kërkojmë veç në këtë kontekst me u trajtu jeta e grave dhe jo në kontekste tjera nacionaliste siç e kemi parë mbrëmë”, tha Rashiti./21Media

Back to top button