Valtoni zgjedhë Shqipërinë për pushime

 
Këngëtari Valton Krasniqi, po shijon suksesin e këngës së fundit të publikuar “Loqka ime”.
Krasniqi gjithashtu është në pushime dhe për “Me 21-in” në RTV21, ai bëri të ditur se ka zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për të kaluar pushimet verore.
“Mendoj pak më ndryshe, mendoj që Shqipëria ka aq vende të bukura saqë nuk është nevoja të shkojmë në ndonjë vend tjetër”, ka thënë artisti.
Tutje, këngëtari bëri të ditur se është i kënqur me arritjen e tij me projektin e fundit të publikuar ditë më parë dhe së shpejti do të sjellë projekte të reja muzikore./21Media


 

Back to top button