Rama: Opozita nuk është në Bruksel sepse nuk e dijmë kush është kush

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur se pse nuk kishte një përfaqësi të opozitës në tryezën e përbashkët për çeljen e negociatave.
“Formati është përcaktuar nga Komisioni për gjithë trupën që do të përfaqësonte Shqipërinë në tryezë. Mund të kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga ana e opozitës. Kemi një problem se ne nuk dimë se kush është kush, në anën e opozitës.”, deklaroi Rama në koferencën e përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, sot kanë filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në këtë ditë historike, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka uruar shtetet fqinje./21Media

Back to top button