Varhelyi: Plani për investime dhe zhvillim ekonomik synon rimëkëmbje ekonomike

 

Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi gjatë adresimit të tij para deputetëve, tha se shpreson që Kosova dhe Serbia do të arrijnë progres në muajt që vijnë drejt arritjes së një marrëveshje obliguese për të dyja palët, në mënyrë që këto dy vende të avancojnë dhe të arrijnë progres në rrugën drejt BE-së.

Varhelyi para deputetëve ka prezantuar edhe pakon ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor me të cilin synohet rimëkëmbje afatgjate ekonomike për rajonin. Ai theksoi se plani për investime dhe zhvillim ekonomik po ashtu synon ta afrojë Ballkanin Perëndimor me BE-në.

“Tani fokusi ynë është mbështetja afatgjate e rimëkëmbjes socio-ekonomike të konvergjencave të ekonomisë së rajonit me BE-në. Ekziston një zbrazëti e madhe në kuptimin e zhvillimit ekonomik në mes të rajonit tuaj dhe BE-së. Sa më shpejt që e mbyllim këtë zbrazëtirë, aq më shpejt do të fillojmë të krijojmë një ekonomi të qëndrueshme dhe të fuqishme, dhe aq më shpejt ju do jeni në gjendje që t’i bashkoheni BE-së. Këtë javë komisioni e ka krijuar një plan për investim dhe për zhvillim ekonomik, i cili ka për qëllim rimëkëmbjen afatgjate ekonomike dhe kjo do të shpjerë te një rritje ekonomike e qëndrueshme, e cila do ta mbështesë implementimin e reformave të nevojshme në rrugën drejt BE-së dhe do ta afrojë Ballkanin Perëndimor me tregun e përbashkët të BE-së. Në këtë plan ne kemi për qëllim që mobilizimin e 9 miliardë eurove në grante për financimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me BE-në. Paketa e investimeve është e strukturuar në rreth 10 iniciativa kryesore në tri iniciative kryesore që do të zbatohen në tri fushat kryesore siç janë transporti, energjia, ambienti, fusha e dixhitalizimit, sektori privat dhe rinia. Këto prioritete janë të përbashkëta. Ne i kemi zhvilluar së bashku me rajonin duke përfshirë edhe qeverinë tuaj”, tha ai.

 

Back to top button