Aliu: Hoti po i përshtat vendimet në dobi të Devollëve

 

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka akuzuar Qeverinë Hoti për përshtatje të vendimeve në dobi të kompanisë “Devolli”.

Ai në seancën e sotme plenare ka thënë se qumështi pluhur dhe vaji i palmës po ndikon që fermerët të falimentojnë.

A ka shtet këtu që e mbron atë që prodhon në këtë vend? Kohë më parë kur fillojë refuzimi grumbullimit të qumështit me arsyetimin se përpunuesit i kanë stoqet plotë. Tre milionë litra qumështi të kompanisë Devolli për të cilat po bëhet importi kryesor i qumështit pluhur. Qeveria mori vendim për ndalim të përkohshëm për ndalim të importit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës e produkte të ngjashme. Nuk dihet pse, a bëhet fjalë për kërcënimi apo çka. Por vetëm për 19 ditë pas ky vendim u shfuqizua. Në të njëjtën ditë të shfuqizimit të këtij vendimi kompania “Vita” njofton pikat e grumbullimit për vendim të uljes së çmimit nga pesë për njësitet e yndyrës. Kjo do të thotë për fermerët lajm për falimentim e të cilët pashmangshëm do të protestojnë pasi duan zgjidhje të problemit”, tha ai.

Sipas deputetit, Qeveria tashmë është në mes të dy zgjidhjeve ose të përkrahë fermerët ose Devollët.

Me një vendim të vetëm Devolli nxjerr fermerët nga halli dalin në rrugë. Por çka do të thotë kjo për qeverinë. Kërcenim e shantazh, natyrisht qe po, duan edhe më shumë milionë nga shteti, pasi milionët e tillë të marrë lehtësisht veçse ia shtojnë oreksin. Tani qeveria është në mesin e dy shuplakave të sinkronizuara mes qumështit pluhur dhe vajit të palës – Devollit dhe importuesit të vajit të palës”, ka theksuar Aliu

Back to top button