Varianti Delta “Plus” mund të jetë më i transmetueshëm

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se tani një formë e re koronavirusit që disa e quajnë “Delta Plus” mund të përhapet më lehtë se Delta e zakonshme.
Agjencia UK Sigurimit Shëndetësor (UKHSA) po e heton variantin për të pasqyruar këtë rrezik të mundshëm.
Ende nuk ka dëshmi se shkakton sëmundje më të rënda. Dhe shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistuese mund të mbrojnë njerëzit edhe nga ky variant.
Edhe pse Delta e rregullt ende përbën shumicën e infeksioneve Covid në Mbretërinë e Bashkuar rastet e “Delta Plus” ose AY.4.2 kanë shënuar rritje, transmeton rtv21.tv.
Të dhënat e fundit zyrtare sugjerojnë se 6% e rasteve me Covid janë të këtij lloji.
Ka mijëra lloje të ndryshme ose variante të Covid-it që qarkullojnë në të gjithë botën. Viruset pësojnë mutacion gjatë gjithë kohës, kështu që nuk është për t’u habitur të shohim daljen e versioneve të reja.
Mbretëria e Bashkuar tashmë po ofron doza përforcuese të vaksinës Covid për njerëzit me rrezik më të madh para dimrit, për t’u siguruar që ata të kenë mbrojtjen më të plotë kundër koronavirusit.
Nuk ka asnjë sugjerim që do të nevojitet një përditësim i ri i vaksinës për t’u mbrojtur kundër ndonjë prej varianteve ekzistuese të virusit pandemik./21Media

Back to top button