Rrokulliset një veturë në Gjakovë, dy të lënduar

Sot rreth orës 06:00 të mëngjesit në fshatin Skivjan të Gjakovës, ka ndodhur një vetaksident trafiku me lëndime trupore.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.
Sipas Policisë deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qenë duke vozitë automjetin e tij në rrugën Deçan –Gjakovë dhe kur kishte arritur në fshatin Skivjan pikërisht në vend ku rruga ishte me kthesë, nga pakujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë së lëvizjes e kishte humbur drejtimin mbi automjetin dhe kishte dalë nga rruga në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet.
Si pasojë e këtij aksidenti shoferi dhe pasagjeri kanë marrë lëndime trupore, po ashtu janë shkaktuar edhe dëme materiale në automjetin e aksidentuar.
Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtareve të rastit janë dërguar në emergjencën e spitalit në Gjakovë ku pas kontrollit mjekësor për shkak te lëndimeve te marra pasagjeri është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtejshme./21Media

Back to top button