Variety: “Zgjoi” në listën e të nominuarve për “Oscars”

“Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit po vazhdon të shënojë një sukses të jashtëzakonshëm.
Sipas mediumit amerikan “Variety”, i cili ka publikuar listën e filmave që sipas tyre do të jenë në mesin e të nominuarve për çmimin “Oscar”.
Në pesëshen e kategorisë për filmin më të mirë ndërkombëtar është edhe “Zgjoi”, nën regji të Blerta Bashollit..
Premiera kombëtare erdhi me lajmin se “Zgjoi” është kandidati i Kosovës për nominim në “Oscarin” e Evropës. E më 21 dhjetor u dha lajmi se “Zgjoi” është në listë të ngushtë për “Oscar”.

Më 8 shkurt do të bëhen të ditur 5 filmat e nominuar, kurse më 27 mars do të mbahet ceremonia kryesore.
‘Zgjoi’ paraqet historia e vërtetë e Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresë të zbehur dhe pikëllim në rritje që kur i shoqi u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh gra të tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet ajvarin me salcë me piper të kuq. Së bashku ata gjejnë shërim dhe ngushëllim duke menduar për një të ardhme pa burrat e tyre./21Media

Back to top button