​Varrosen nëna dhe djali që humbën jetën gjatë vërshimeve në Pejë

Iu është dhënë lamtumira e fundit Mirsada Ademajt dhe djalit të saj 5-vjeçar, Dionit, të cilët humbën jetën tragjikisht gjatë vërshimeve në Pejë.

Të pranishëm në këtë ceremoni të varrimit ishin ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të nivelit lokal e shumë qytetarë.

Familjari i viktimave, Albert Ademaj ka thënë sot për KosovaPress se deri më tani për vizitë që kanë shprehur ngushëllime kanë qenë pothuajse të gjithë ministrat e Qeverisë së Kosovës, kryetarët e komunave, deputetë e persona të institucioneve të ndryshëm, porse edhe qytetarë të shumtë.

Mbrëmjen e të shtunës që lamë pas, në qytetin e Pejës pati vërshime të mëdha ku si pasojë të vdekur kanë mbetur dy persona, ndërsa janë shkaktuar dëme të tjera materiale.

Back to top button