Vdiq në aksident një pjesëtar i Policisë së Kosovës, një tjetër lëndohet rëndë

Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti në komunikacion.

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 12:20 te vendi i quajtur “Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, Kamenicë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Aksident trafiku me fatalitet Ju informojmë se sot më datë 26.06.2023, në rreth orës 12:20 ka ndodhur një aksident trafiku te vendi i quajtur “Te Tyrbja” në fshatin Rogoqicë, komuna e Kamenicës, në mes të mjetit motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile. Në vend ngjarje kanë dal të gjitha njësitet relevante, të cilat janë duke u marrë me rast. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal. Nga spitali rajonal jemi njoftuar se njëri zyrtar policor i përfshirë në aksident ka ndërruar jetë si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident. Ndërsa një pjestar tjetër i Policisë së Kosovës që ka qenë bashkë në mjetin motorik i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore po trajtohet në qendrën rajonale emergjente në Gjilan”, ka thënë Hashani./21Media

Back to top button