Varroset ish-kryeministri i Japonisë, Kurti ngushëllon familjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.

Kryeministri Kurti së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari kanë vendosur lule të freskëta në nderim të jetës së ish-kryeministrit, Shinzo Abe.

Në një takim të shkurtër, në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, Kurti u ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Japonisë, Fumio Kishida dhe bashkëshortes së ish-kryeministrit Abe, Akie Abe.

Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi, ka thënë se në funeralin shtetëror kanë marrë pjesë mijëra personalitete nga Japonia dhe gjithë globi, përfshirë përfaqësues të lartmadhërisë së tij perandorit Naruhito, anëtarë të Qeverisë dhe parlamentit japonez, si dhe krerë shtetesh dhe përfaqësues të shumë vendeve të botës./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button