Varroset Mbretëresha Elizabeth II

Mbretresha britanike, Elizabeta II u varros në faltoren përkujtimore të Mbretit George VI, që ndodhet brenda faltores së Shën Gjergjit. Ajo është varrosur afër burrit të saj të ndjerë.
Në ceremoninë private të varrimit kanë marrë pjesë anëtarët e familjes mbretërore, në krye me Mbretin Charles III.
Arkivoli i Princit Philip u zhvendos sot nga Kasaforta Mbretërore e faltorës Shën Gjergjit në Windsor, në mënyrë që Mbretëresha të mund të prehet pranë burrit të saj të dashur prej 73 vitesh.


Kësaj ceremonie i parapriu një ceremoni shtetërore e varrimit.
Mbretëresha Elizabeth vdiq më 8 shtator të vitit 2022./21Media

Back to top button