Vasfije Krasniqi Goodman reagon për dhunimin e të miturës në Drenas

“Dhunuesi ngelet dhunues dhe ai duhet marr dënimim e merituar”

Gruaja e parë që foli publikisht për dhunën seksuale të ushtruar ndaj saj në kohën e luftës, Vasfije Krasniqi Godman ka reaguar pas rastit të dhunimit të së miturës në Drenas. Godman ka inkurajuar gratë të cilat janë viktimë e dhunës që të kërkojnë drejtësi.

“Unë e kam ndarë rrëfimin tim të hidhur por edhe juve vajza dhe gra të Kosoves ju inkurajoj të ngritni zërin dhe të kërkoni drejtësi. Dhunuesi ngelet dhunues dhe ai duhet marr dënimim e merituar!”, ka shkruar Krasniqi Goodman në Facebook.

Dje në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar, kurse mësimdhënësi është pezulluar nga puna./21Media

Back to top button