Kosnett: Të dënuarit për krime lufte nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës

Kossnet kundër emërimit të Selmit këshilltar të kryeministrit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se në Qeverinë e Kosovës nuk duhet të kenë vend të dënuarit për krime lufte Kosovë. Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas emërimit të ish- komandanit të UÇK-së Sylejman Selimit, këshilltar të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Të dënuarit për krime lufte në Kosovë nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha institucioneve duhet të ndalojnë mbështetjen ndaj individëve të tillë. Një mbështetje e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovë në sundimin e ligjit. I kënaqur për të parë reagimet e komuniteteve për këtë temë”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Emërimin si këshilltar i Haradinajt, e kishte konfirmuar vetë Sylejman Selimi para disa ditësh./21Media

Back to top button