Vasfije Krasniqi: Isha fëmijë kur mi shkatërruan ëndrrat

Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës ka thënë se 14 prilli shënon 25 vjetorin e krimit horror që u bë mbi të nga serbët, krimin me çnjerëzor që njeh historia e luftërave, dhunimin.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka ndarë disa copëza nga ajo kohë.

”Tmerri nuk harrohet por kjo eshte sakrifica per lirine! Kjo dite e rende per mua, pervjetori i 25-te i krimit horror mbi mua qe bene kriminelet serb, krimin me çnjerezor qe njeh historia e lufterave, dhunimin. Edhe sot lufta ime per drejtesi vazhdon, edhe sot kam klithme brenda vetes qe vetem liria e vendit tim mi degjon e mi njeh. Une, isha femije kur mi shkaterruan endrrat, por une u rrita ne liri, kjo me beri qe t’mos dorezohem, te luftoj deri ne frymen e fundit per te drejtat tona. E sot,pavaresisht dhimbjes, vuajtjes…jam krenare me shume se me çdo dite tjeter, jam ne Veriun e vendit tim, aty ku frymon rendi e ligji, aty ku strukturat ilegale serbe me nuk kane strehe!”, ka shkruar Krasniqi.
Ajo tutje ka shtuar se avokimin për drejtësi do ta jetësojmë vetëm atëherë kur të mbijetuarit e dhunës dhe torturës nga regjimi serb t’i shohin ”kriminelët serb prapa grilave!”.

”Nga Mitrovica e çlirimtareve te lirise, e Kadri Veselit me Rexhen dhe te tjeret ju bej thirrje prokurorise e policise se Kosoves, gjykatave qe te bashkepunojne me viktimat e krimit serb qe kriminelet serb qe jetojne ne Kosove te marrin denimin e merituar, e jo kriminelet te jetojne te lire ne token tone perderisa çlirimtaret i kemi ne Hage.
Mitrovice, forca jone, krenaria dhe motivi jone. Edhe nje mije jete me i pase per ty Kosove i kisha dhene, per shtetin tone! Avokimin per drejtesi do ta jetesojme vetem atehere kur te mbijetuarit e dhunes dhe tortures nga regjimi serb t’i shohin kriminelet serb prapa grilave!”, ka shkruar Krasniqi./21Media

Back to top button