Vasfije Krasniqi kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol përkujtimor i gjenocidit

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëra nga viktimat që ka denoncuar publikisht dhunën seksuale, Vasfije Krasniqi – Goodman, u është drejtuar përmes një letre presidentes Osmani, kryeministrit Kurti e kryetarit të Kuvendit, Konjufca, me të cilën kërkon që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.
Ajo tha se këtë thirrje po e bën pasi që lexoi vëmendjen e duhur arsyetimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”
“Pasi lexova me vëmendjen e duhur arsyetimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” për domosdoshmërinë që të kemi një logo të vetëm që do të simbolizonte krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe përfshirjen e çdo forme të akteve gjenocidare në njërën nga petalet e lulëkuqes, vendosa t’u bëj thirrje publike në emrin tim personal, dhe në emër të organizatës “Drejtësi Për Të Gjithë” që ta përkrahni këtë iniciativë dhe të ndërmerrni të gjitha hapat e nevojshëm për zyrtarizmin e këtij simboli gjithëpërfshirës, si simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.”, thuhet ndër tjerash në letrën e Vasfije Krasniqi – Goodman./21Media

Back to top button