Rrahje me shufra metalike, arrestohen pesë persona në Komoran

Pesë persona janë lënduar pasi që janë përfshirë në një rrahje me shufra metali në Komoran.
Policia njofton se për rrahjen u raportua sot në orën 7:00 të mëngjesit.
“Personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor dhe më pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën lëndim trupor.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button